Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligë.
Prishtina ka barazuar pa gola me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku për “Artsport” ka thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 18 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 15 sosh. /Demokracia.com