Sport
Dallku me mendje te ndeshja “jetike” me Malishevën, Batatina i fokusuar në Kupë
Demokracia
17:55 | 15 Maj 2022

Share:

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe në javën e parafundit kampionale kundër Llapit.

“Hithat” triumfuan 3:2 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku duke komentuar sfidën në Klinë, foli edhe për duelin “jetik” të skuadrës së tij javën e ardhshme kundër Malishevës në udhëtim.

“Llapi na rrezikoi me lojtarë të shpejtë. E kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin. Kemi pasur probleme me disa futbollistë. Jemi të lumtur për këtë fitore, ishin pikë jetike. Falënderoj tifozët që ishin në numër mjaftë të madh. Do të shkojmë në Malishevë për ta bërë më të mirën, pse jo edhe të fitojmë. Do ta kemi tërë javën ta analizojmë kundërshtarin dhe veten. Pse mos ta përfundojmë sezonin në vendin e pestë. Kemi pasur shumë vështirësi në komponimin e ekipit, kartonë të kuq e lëndime. Komponimi i ekipit u bë në pjesën e dytë të sezonit dhe kjo ka dhënë edhe rezultatet”, ka theksuar Dallku pas ndeshjes për ArtSport.

Batatina i Llapit theksoi se skuadra e tij është e fokusuar në Kupën e Kosovës, ndërsa ai po shikon potencialin e lojtarëve të rinj.

“Fokusi im për këto ndeshje është ta shoh potencialin e lojtarëve që nuk kanë minutazhë. Jemi në fund të kampionatit dhe nuk është mirë që një trajner të mos u jap hapësirë lojtarëve për ta parë potencialin e tyre për të ardhmen. Fokusi im është që t’u jap hapësirë djemve të rinj. Fokusin natyrisht e kam edhe te finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dritës sepse faktikisht, Evropën e kemi siguruar”, ka thënë trajneri Batatina për ArtSport./Demokracia.com/

Të ngjashme