Sport
Dallku komenton fitoren ndaj Dritës dhe kartonin e kuq
Demokracia
17:25 | 30 Shtator 2021

Share:

Dukagjini ka arritur që të marrë fitoren e parë këtë edicion dhe atë duke e mposhtur Dritën me përmbysje, shkruan Demokracia.com.

Me rezultat 2-1, Dukagjini festoi me meritë përballë një Drite që duket se ka hyrë në krizë pasi është humbja e dytë rresht.

“Jemi të lumtur për këtë fitore pasi kemi pritur gjatë për këtë gjë. I falënderoj tifozët edhe një herë për mbështetjen, lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre”.

“Problematika e parë është zëvendësimi i një qendër mbrojtësi, është shumë e vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Pas kartonit të kuq vendosëm të ndryshojmë strategjinë tonë dhe në fund rezultoi e suksesshme”, ka thënë trajneri Armend Dallku pas takimit me Dritën për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme