Pas barazimit në Gjilan, Dukagjini është mposhtur nga Feronikeli në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
“Hithat” pësuan 1-0 nga Feronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se lojtarët e tij kishin dëshirë për gol, por që nuk e arritën.
“Dy tri herë patëm raste të shënonim gol në 16 metërshin e kundërshtarit, por nuk arritëm ta bëjmë një gjë të tillë. Kjo gjë na shqetëson, njësoj sikurse pranimi i golit. Kundërshtari është më inferior se ne, kushtimisht para ndeshjes. Ne bëmë të gjitha ndrrimet tona të gjithë lojtarët që kishim në fazën ofanzive i vendosëm në lojë, por në fund të fundit nuk arritëm të shënojmë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin, dëshironim të shënonim gol por nuk arritëm. Do të ecim përpara, nuk do ta ulim kokën”, deklaroi për Dallku për Art Sport.
“Do të punojmë në drejtimin e ambientimit në Superligë, sapo jemi promovuar këtu. Ambientimi nuk është aq i lehtë sa duket, do të punojmë me qetësi sepse nëse ngutemi do të dështojmë. Në ndeshje të mëdha po luajmë shumë mirë, po kemi gjysëm raste. Sa i përket shënimit të golave, pres që sulmuesit edhe mesfushorët të shënojnë gola. Mendoj se është një moment ngërçi tek ne, shumë shpejt do ta kalojmë këtë”, shtoi ai. /Demokracia.com