Lajme
Dallgë deri në 3,5 metra në Vlorë, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit
Demokracia
08:04 | 20 Nëntor 2022

Share:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës për datën 19, 20, 21, 22 nëntor 2022 në drejtim të jugut dhe juglindjes në gjirin e Vlorës parashikohet që lartësia e dallgëve të shkojë nga 1.80 deri 3.50 metra.

Në këto kushte autoritetet kanë ndaluar dhënien e lejes për lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

“Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  19, 20, 21, 22 nëntor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024