Lajme
Dalja e serbëve nga institucionet, U.D i Kryeprokurorit i çon tre prokurorë në Mitrovicë
Demokracia
15:34 | 15 Nëntor 2022

Share:

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka marrë vendim për transferim të jashtëzakonshëm të tre kryeprokurorëve nga Prokuroritë e tjera të Kosovës për në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Kryeprokuroria.

“Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb”, thuhet në njoftim.

“Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, përfundon komunikata.

Të ngjashme