Lajme
Dalja e parë publike e Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë
Demokracia
11:07 | 21 Shkurt 2021

Share:

Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator që mbahet në Shtetet e Bashkuara, do të jetë i pranishëm një figurë dhe një zë mjaft i njohur. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të flasë të dielën e ardhshme në eventin që mbahet në Orlando.

Një burim tha për CNN se Trump do të flasë lidhur me të ardhmen e partisë republikane dhe lëvizjes konservatore. 74-vjeçari pritet të komentojë amnistitë e administratës Biden dhe politikat kufitare. Kjo do të jetë hera e parë që Trump do të shfaqet në një dalje publike që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar.

Në këtë event është ftuar dhe ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili ka refuzuar pjesëmarrjen./A2CNN

Të ngjashme