Lajme
Dalin xhirimet nga masakra e civilëve në Kramatorsk të Ukrainës
Demokracia
18:36 | 08 Prill 2022

Share:

Raportohet për më shumë se 50 viktima të vdekura deri më tani, në mesin e tyre pesë fëmijë, njofton kryetari i komunës Kramatorsk.

Edhe ushtria e Ukrainës me një postim në rrjetin social, ka raportuar për masakrat e kryera nga ushtria ruse nëpër qytete të ndryshme të cilat ishin nën pushtimin e tyre.

Forcat ruse në tërheqje e sipër nga zonat e pushtuara po kryejnë vrasje mizore të planifikuara ndaj civilëve ukrainas.

Ushtria e presidentit rus Valdimir Putin, po repozicionet në zonën e Donbasit, e cila gjendet në lindje të Ukrainës, ndërsa NATO i ka premtuar Kievit më shumë armë dhe vendet perëndimore po forcojnë sanksionet kundër Moskës.

https://twitter.com/lapatina_/status/1512352918900461571

Të ngjashme