Grup-mosha me përqindjen më të lartë të qasjes në internet në Kosovë është grup-mosha 16-24 vjeç me rreth 21,5%. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Grup-mosha e dytë me më së shumti qasje në internet është 5-34 vjeç me 21,4%, ndërkohë me përqindjen më të vogël të qasjes në internet është grup-mosha 65+ me rreth 7,9%.
Sipas rezultateve të anketës së përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK) në ekonomitë familjare për vitin 2023, del se 98,6% e familjeve kanë qasje në internet, ndërsa 0,8% prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë, raporton Paparaci.
Në bazë të raportit, theksohet se përdorimi i internetit nga femrat dominon me 51,7%, krahasuar me meshkujt me 48,3%.
Po ashtu sipas anketës TIK në ekonomitë familjare del se, 94,8% e individëve kanë përdorur telefon mobil/telefona smart për t’u qasur në internet.