ShowBiz
Dalin rezultatet: Kush e merr sot vendin e dytë në Big Brother VIP sipas shqiptarëve
Demokracia
12:51 | 06 Maj 2023

Share:

Luizi i pari, Efi e dyta, Dea e treta dhe në fund Kristi. Kjo ishte rradha e shpalljes së 4 finalistëve të BBV, për të cilët shqiptarët diskutojnë e debatojnë prej 4 muajsh.

Sonte është finalja e madhe dhe prej ditësh AlbEu.com ka zhvilluar një sondazh për fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”.


Mijëra persona kanë marrë pjesë në sondazh ku fitues është shpallur Luizi me 78%, ndërsa Efi shihet si fituesja e vendit të dytë me 13% të pëlqimeve sipas lexuesve të AlbEu.com.

Nëse vendi i dytë, i tretë dhe i katërt lenë vend për diskutim, vendi i parë është me një diferencë të konsiderueshme në avantazh, nga Luiz Ejlli.

Të ngjashme