Ky aktivitet i prokurimit kishte qëndruar për disa muaj në OSHP, para se te lidhej kontrata në shkurt.
Demokracia.com kishte parë se njëra nga kompanitë, “EURO – SERVICES SH.P.K”, ishte në pronësi të udhëheqësit të AQP-së, Behgjet Rrukiqi. Deri në janar të vitit të kaluar, ajo ka qenë në emrin e dy vëllezërve të tij.
Tenderi ishte hapur qysh më 14 mars 2023, por për shkak të ankesave prej kompanive është zvarritur për disa muaj. Pastaj, siç ka gjetur Demokracia.com, vetë autoriteti kontraktues kishte bërë gabime në dosjen e tenderit që në start dhe më pas e kishte korrigjuar atë katër herë të ndryshme, duke e vonuar procesin.
Behgjet Rrukiqi ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm në AQP. Bazuar në të dhënat e ARBK-së, ai posedon 100 për qind të aksioneve te kompania në konsorcium, e cila ka dalë fituese në tenderin e QKUK-së, ndërsa drejtor i kompanisë është Ekrem Sadiku. /Demokracia.com/
Lexo edhe: