Skena tmerruese janë parë një natë më parë në Meksikë. Në xhiron e nëntë të Klausuras meksikane, Queretaro dhe Atlas patën duelin e tyre, por në vend të një dueli futbollistësh, ndeshja u shënua nga një përplasje tifozësh.
Ndeshja u luajt deri në minutën e 62-të të takimit, Atlasi vizitues në atë kohë tashmë po avanconte 1:0 dhe më pas në tribuna u shëndrrua një kaos i vërtetë, shkruan Demokracia.com.
Sigurimi madje hapi portat në tribunë që gratë dhe fëmijët të zbrisnin në fushë dhe të shmangnin lëndimet nga huliganët.
Videoja që tregon familjen duke ikur në panik me dy djemtë e tyre flet shumë se sa e nxehtë ishte situata dhe njëri prej tyre duhej të hiqte fanellën e Atlasit për të mos qenë në shënjestër të huliganëve.
Me fillimin e trazirave në tribuna, lojtarët e Atlasit u larguan nga fusha në të njëjtën kohë, ndërsa disa lojtarë vendas qëndruan në përpjekje për të qetësuar tifozët e tyre.
Pas disa minutash përleshje në tribuna, tifozët kanë zbritur në fushë ku kanë vijuar përleshjen.
Nuk kishte fund as në fushë, pasi trazirat vijuan edhe jashtë stadiumit.
The riot at the Querétaro vs Atlas game spilled outside of the stadium. Reprehensible scene pic.twitter.com/OqcclZu0l2
— Mexican Rug Dealer (@DealinRugs) March 6, 2022
Mediat meksikane kanë shpërndarë pamjet të reja ku shihen edhe fytyra të gjakosura të tifozëve të lënduar nga kjo përleshje masive./Demokracia.com/