ShowBiz
Dalin pamjet: Shqiptari kalon kufirin Kosovë-Serbi duke dëgjuar këngë patriotike
Demokracia
12:53 | 13 Qershor 2021

Share:

Shkëlqim Bega i njohur për publikun me emrin “Çimi”, i cili ishte pjesë e emisionit të dashurisë “Përputhen” ka publikuar një video në platformën për transmetimin e videove TikTok, ku shihet duke kaluar kufirin Kosovë-Serbi teksa dëgjonte një këngë patriotike.

“Kshu kalohet te kufini Kosovë-Serbi. P.s. na vonuan pak prej inatit”, ka shkruar ai në video, shkruan Demokracia.com.

Ai gjithashtu ka shkruar: “E kam pas fiksim me kalu me ket keng ne kufinin Kosovë-Serbi”.

Videoja ka marrë reagime të shumta, madje disa përdorues TikTok e kanë akuzuar për montazh, por Bega përmes një video tjetër ka sqaruar se video ishte reale.

Kënga të cilën po e dëgjonte Çimi ishte ‘O moj Serbi’ nga Bajram Gjigolli.

Klikoni KËTU për të parë videon. /Demokracia.com/

Të ngjashme