Sport
Dalin pamjet nga tuneli i stadiumit: Ronaldo motivonte bashkëlojtarëve, Rashica nuk ia ndante sytë
Demokracia
14:33 | 17 Prill 2022

Share:

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi tri gola në fitoren e Manchester Unitedit 3-2 ndaj Norwich Cityt, duke shkuar kështu në shifrën e 60-të hat-trick gjatë karrierës së tij me tre klube (Real Madrid, Juventus dhe United).

Një video ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku shihet ylli portugez duke i motivuar futbollistët para se të futeshin në fushë.

Aty shihet edhe ylli kosovar i Norwich Cityt, Milot Rashica i cili u inspirua nga lidershipi i Ronaldos, duke mos ia ndarë sytë atij.

Kurse tifozët shkruajnë: “Ronaldo nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit”.

Të ngjashme