Sport
Dalin pamjet: Momenti kur Ronaldo humbi durimin me Solskjaerin, tallej me taktikat e tij gjatë debaklit nga Liverpooli
Demokracia
14:35 | 26 Tetor 2021

Share:

Tifozët e Manchester United janë të bindur se Cristiano Ronaldo po tallej me taktikat e Ole Gunnar Solkskjaer gjatë humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit.

Pamjet pas një prej golave të Salah tregojnë ikonën portugeze duke tundur krahët me shpejtësi.

Siç raportohet nga “Mirror”, ai duket se është duke treguar drejtime te ndryshme me një lëvizje të çuditshme.

Dhe ndonëse ëhtë e paqartë saktësisht se cilat i referoheshin apo kujt i drejtoheshin ato, disa tifozë mendojnë se ato ishin një tallje ndaj trajnerit të tij.

Në një video krahasuese të publikuar nga vetë tifozët, Solskjaer bëntë një lëvizje të ngjashme me të 36 vjeçarit për t’u dhënë udhëzime lojtarëve. /Demokracia.com

Të ngjashme