Sport
Dalin pamjet e sulmit të rëndë të autobusit të KB Prishtinës
Demokracia
21:02 | 09 Shkurt 2022

Share:

Autobusi që po barte basketbollistët e KB Prishtinës është thyer orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Pejës, aty ku po mbahet edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Disa persona kanë sulmuar me gurë e gjë sende të tjera autobusin e KB Prishtinës në afërsi të palestrës “Karagaçi” në Pejë, raporton Demokracia.com.

Pas sulmit, pati edhe përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të klubit.

Gjithandej në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e momentit të sulmit të disa personave që dyshohet se janë tifozë teksa e sulmojnë autobusin dhe fyejnë në drejtim të basketbollistëve dhe zyrtarëve të klubit kryeqytetas./Demokracia.com/

PAMJET

Të ngjashme