Lajme
Dalin pamjet e shpërthimit të tritolit në Sarandë, hoteli shkatërrohet plotësisht
Demokracia
11:36 | 13 Shkurt 2023

Share:

Kanë dalë në media pamjet nga momenti i shpërthimit të tritolit në hotelit “Bizant” në Sarandë.

Hoteli dykatësh është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar edhe në bizneset dhe banesat deri në 500 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera nga shpërthimi i fortë.

Llogariten gati 30 biznese përreth zonës së hotelit që kanë pasuar dëmtime.

Mësohet se hoteli ishte në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu, të cilët ishin në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat familjarët e dy ortakëve Spiro Çambiri dhe Dhimitër Evangjeliu. Ndërkohë priten forcat xheniere nga Tirana.

Të ngjashme