Futbollisti i që humbi jetën tragjikisht i Hataysporit, Christian Atsu, është gjetur pas disa ditësh nën rrënoja.
Dy tërmete të tmerrshme goditën Turqinë dhe Sirinë dy javë më parë dhe që atëherë shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
Më shumë se 40 mijë njerëz vdiqën dhe një prej tyre ishte Atsu. Fati mizor deshi të shënonte golin e fitores ndaj Kasimpashës në minutën e 97-të, pak orë para tërmetit të fuqishëm, transmeton Demokracia.com.
Për shkak të atij goli dhe festimit me shokët e skuadrës, ai vendosi të humbasë fluturimin për në Francë në orën 23:00.
Po ta kishte “kapur” fluturimin do të kishte mbetur gjallë, sepse tërmeti ra herët në mëngjesin e së hënës, disa orë më vonë.
Në ditët pasi trupi i Atsu u gjet në rrënoja, janë shfaqur pamjet që tregojnë momentet e fundit të lumtura të ish-lojtarit të Porto, Chelsea dhe Newcastle, mes klubeve të tjera.
Në video, Atsu shihet duke festuar me shokët e tij në dhomën e zhveshjes, pasi ka dërguar një raketë të vërtetë në portën e Kasimpashës.
Futbollistët përqafohen dhe kërcejnë, duke brohoritur emrin e tij, të pavetëdijshëm për fatkeqësinë e madhe që do të godasë gjithë Turqinë dhe Sirinë vetëm pak orë më vonë./Demokracia.com/
🇬🇭Christian Atsu’s final goal meant so much to him.😭😭😭💔 pic.twitter.com/3kfKTCDh0o
— George Addo Jnr (@addojunr) February 20, 2023