Lajme
Dalin pamjet e autorëve të vrasjes së 19-vjeçarit në Shkodër
Demokracia
16:11 | 27 Shtator 2022

Share:

Ky është momenti kur dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 shtatorit në Shkodër largohen nga vendngjarja.

Tv Klan ka siguruar foton nga kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku u vra i riu.

Siç shihet në pamje autorët kanë qenë të dy me kasketa, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit dyshohet se është Bajram Çekorja.

Pasi u larguan nga vendngjarja të dy autorët dogjën motorçikletën dhe armën e përdorur në krim në lagjen ‘Guerrile’. Pikërisht këto prova si dhe dhjetra pamje filmike të administruara nga grupi hetimit çuan policinë në identifikimin e njërit prej autorëve, Bajram Çekorja.

Dyshohet se Bajram Çekorja, vrau të riun Erjon Xhenje, pasi ky i fundit informoi autorët kur Ismeti Çekorja ka dalë nga banesa, duke e çuar drejt vrasjes. Ndaj 24-vjeçarit rëndojnë 2 akuza, ajo për “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit”.

Ndërkohe bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia.

Të ngjashme