Lajme
Dalin pamjet e aksidentit në Ranillug, ku vdiq një 70 vjeçar
Demokracia
23:25 | 30 Prill 2022

Share:

Një 70 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmi për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturave, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.

Hashani gjithashtu ka bërë të ditur se njësitet relevante, ato të komunikacionit janë duke i bërë hetimet rreth këtij aksidenti.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia nga vendi i aksidentit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme