Lajme
Dalin pamje të reja sesi George Floyd po u përgjërohej policëve: Ju lutem mos më qëlloni,  sapo e kam humbur nënën time
Demokracia
16:22 | 01 Prill 2021

Share:

Në gjyqin për oficerin Derek Chauvin, kanë dalë pamje të reja nga kamerat e sigurisë që tregojnë sesi George Floyd u lutej oficerëve gjatë arrestimit të tij, duke u thënë: “Nuk jam djalë i keq. Ju lutem mos më qëlloni … Unë sapo kam humbur nënën time”.

Floyd i prangosur vazhdon t’u përgjërohet oficerëve, duke iu thënë se nuk po u rezistonte dot më dhe se do të bënte gjithçka ata të thonin.

Më pas videoja tregon oficerin e policisë Derek Chauvin që i vendos gjurin në qafën e Floyd për më shumë se 9 minuta, duke i marrë jetën.

Chauvin, 45-vjeç, që nga ajo kohë është pushuar nga detyra, por mohon akuzat për vrasje.

Avokatët mbrojtëse të ish-oficerit thonë se do të provojnë që Floyd vdiq nga mbidoza dhe shëndeti i dobët dhe se forca e policisë ishte e arsyeshme për t’u përdorur./abcnews.al./Demokracia.com

/

Të ngjashme