Kombëtarja e Kosovës sonte do ta ketë një ndeshje të madhe kur do të përballet me Spanjës në “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.
Siç dihet me masat e reja në stadium lejohen vetëm 10 përqind e kapacitetit çka i bie që do të jenë diku rreth 1300 veta, mirëpo interesimi për ta parë këtë ndeshje është shumë e madhe.
Dhe dikush dëshiron ta shfrytëzojë këtë gjë duke vendosur biletat në shitje të cilat në fakt nuk kanë qenë fare në treg por janë ndarë për tifozët Dardanët.
Një person në grupin “Shes Blej Gjithçka” ka vendosur në shitje dy bileta për këtë takim. Pas kësaj, ka reaguar edhe kryetari i “Dardanëve”, Lulëzim Berisha (postimi i plotë pa ndërhyrje):“Me pas shtet tamam qysh un e du kta 18 bjet burg ja kisha jap Marreeee”, shkroi ai.