Sport
Dalin imazhet e para të Eriksen nga spitali, kjo është thirrja e tij për Danimarkën
Demokracia
09:51 | 15 Qershor 2021

Share:

Ylli danez i futbollit, Christian Eriksen është duke i përjetuar disa momente ankthi në jetën e tij.

Ai në ndeshjen ndaj Finlandës pësoi një sulm kardiak për çka edhe kalopsoi në fushë.

Fal intervenimet të shpejt të mjekëve Eriksen u kthye në jetë dhe tash është në spital duke i bërë ekzaminimet se çfarë ndodhi në të vërtetë, shkruan Demokracia.com.

Pas ditës së tretë në spital, Eriksen sot është lajmëruar duke thënë se ndihet mirë dhe është duke i bërë disa kontrolle para se t’i kthehet jetës normale.

“Përshëndetje të gjithë, faleminderit për mesazhet e ëmbla nga e gjithë bota. Kjo kishte një rëndësi të madhe për mua dhe familjen time. Jam mirë, nën kujdesin e veçantë. Unë ende kam për t’i bërë disa kontrolle në spital, por ndihem mirë. Tani, do bëjë tifo për djemtë e Danimarkës për ndeshjen e radhës. Luani për gjithë Danimarkën. I juaji, Christian”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme