Sport
Dalin fotot nga vrasja e Cristinës: Futbollist mbajti në krahë gruan e tij disa sekonda pasi u qëllua
Demokracia
17:07 | 03 Shkurt 2022

Share:

Gruaja e futbollistit të njohur, Ivan Torres, është vrarë në një festival gjatë një koncerti të dielën mbrëma.

Bëhet fjalë për Christina Vita Aranda (29), e cila ka tre fëmijë me lojtarin e Olimpias nga Asuncion. Ajo u qëllua në kokë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, transmeton Demokracia.com.

Persona të armatosur hapën zjarr, duke vrarë dy dhe duke plagosur pesë, ndërsa tani janë shfaqur fotot e para nga vendi i krimit dhe në njërën prej tyre shihet Ivan Torres duke mbajtur në krahë gruan e tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi i është afruar Kristinës dhe e ka qëlluar në kokë, kështu që nuk ka pasur rrugëdalje. /Demokracia.com

Të ngjashme