Daily Mail publikoi të tjera foto nga ajo që njihet si një snajperet femra më të mira në botë. Snajperia e Putinit mendohet se ka vrarë mbi 40 persona, por u kap nga forcat ukrainase, në një tjetër goditje të fortë kundër Putinit.
Irinia Starikova, 41 vjeç, njihet me emrin Bagera si pantera e zezë në “Librin e xhunglës”. Në pamjet e reja, ajo shihet e relaksuar mes ushtarëve.
Gazeta britanike shkruan se nëna e dy fëmijëve u gjet e plagosur në fushën e betejës. Por ajo nuk është nga Serbia dhe as nuk ka qenë murgeshë më parë.
Ajo është me origjinë nga Donestk-u dhe ka dy vajza, 11 dhe 9 vjeç.
Ka pretendime se ajo u gjet e braktisur nga mbrojtësit e saj rusë.
“Duke e ditur që isha e plagosur, ata thjesht vendosën të më lënë këtu, duke shpresuar se do vdisja,” tha ajo.
“Më braktisën,’ tha ajo. Snajperia është e martuar me një luftëtar bjellorus.