Sot nga ora 15:00 luhet takimi midis Malishevës dhe Dukagjinit në kuadër të Superligës së Kosovës.
Tashmë kanë dalë formacionet e të dyja klubeve për takimin e sotëm.
Përderisa Malisheva me 47 pikë po e rrezikon vendin e tretë dhe “evropian”, pasi Ferizaj i është aftruar në dy pikë, Dukagjini ndodhet në vendin e tetë dhe të barazhit me 40 pikë.
Prandaj, Evropa është kryefjala te Malisheva e mbijetesa te Dukagjini në ndeshjen e sotme.