ShowBiz
Dalin detajet si e ëma e detyroi Britney-n ta merrte këtë vendim kundër dëshirës së saj
Demokracia
09:49 | 21 Korrik 2021

Share:

Nëna e Britney Spears, Lynne, e detyroi këngëtaren të anulonte martesën e saj 55-orëshe me mikun e fëmijërisë Jason Alexander, të paktën kështu ka rrëfyer avokati i divorcit Mark Goldberg.

Avokati thotë se as këngëtarja dhe as Alexander nuk donin që dasma të anulohej, por u detyruan nga Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i Britney-t.

“Ishte nëna që ndërhynte dhe po përfshihej në jetën e vajzës së saj,” -tha Goldberg për The Daily Mail. “Ajo erdhi në Las Vegas, e nxori Jason jashtë loje dhe i dha atij një biletë avioni për t’u kthyer në shtëpi.”

Në janar të vitit 2004, Spears u martua me Alexander në Las Vegas. Dasma u anulua 55 orë më vonë nga një peticion që thoshte se Britney “nuk ishte e ndërgjegjshme për veprimet e saj”. Goldberg thotë se Alexander e kontaktoi atë pas anulimit, duke kërkuar ndihmë ligjore dhe ishte shumë i mërzitur.

“Jason ishte i hutuar sepse e donte Britney dhe nuk donte ta lëndonte atë, por ai kishte shumë frikë nga nëna e saj dhe skuadra e menaxhimit,” –tha ai, duke shtuar: “Unë me të vërtetë besoj se kjo ngjarje kishte një ndikim të dëmshëm në jetën e Britney Spears – mënyrën se si ajo është kontrolluar dhe çmimin që ka paguar”.

The Little White Wedding Chapel ku Britney dhe Jason u martuan
Edhe Alexander ka treguar versionin e tij në podkastin “Toxic: The Britney Spears Story”dhe version i tij është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Goldberg.

“Ata më thanë nëse do të nënshkruaja kontratat – anulimin – ata do të më linin mua dhe Britney-n të vazhdonim marrëdhënien tonë, dhe nëse do të ndiheshim njësoj në 6 muaj ata do të na bënin një martesë siç duhej”, kujton Alexander. “Kështu që nuk kisha arsye të besoja ndryshe. Mendova se ajo ishte e vërteta. Ata po lejonin që Britney dhe unë të kishim ende komunikim telefonik.”

Por Alexander thotë se saktësisht një muaj pasi nënshkroi anulimin, telefoni i Spears në mënyrë misterioze nuk funksiononte më. Shtatë muaj më vonë, ajo u martua me balerinin Kevin Federline. Çifti ka dy djem, Sean, 15 vjeç, dhe Jayden, 14 vjeç. Spears kërkoi divorcin në vitin 2006.

Të ngjashme