Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit Vladimir Topjana të dielën në Pordenone të Italisë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Pren dhe Rogert Shota, 67 dhe 34 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se arsyeja që ka nisur debatin mes palëve dhe më pas degjeneroi në shkrepjen e armës ka qenë një çështje e lidhur me pronësinë e një cope toke në Shqipëri.
Siç shkruajnë të njëjtat burime, si pasojë e debatit të fortë Topjana i ka kafshuar veshin babait të Rogertit, Prenit. Ky veprim ka sjellë më pas përdorimin e armës nga djali.
Topjana ka marrë dy plumba në bark dhe një tjetër në kokë, që ka qenë edhe fatali për të.
Rai News shkruan se të gjithë shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje nuk kanë pasur precedentë penalë në Itali.
Pas ngjarjes, Rogert Shota ka dërguar të atin, Prenin, në shtëpi, ndërsa vetë shkoi drejt Venetos. Por të dy u arrestuan./tvklan.al