Lajme
Dalai Lama merr vaksinën anti-COVID
Demokracia
08:07 | 07 Mars 2021

Share:

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së koronavirusit ndërsa u bën thirrje të tjerëve që të marrin këtë vaksinë.

“Kjo është shumë e dobishme, shumë e mirë”, tha ai ndërsa të shtunën iu dha vaksina Oxford-AstraZeneca në qytetin indian të Dharamsala.

Dalai Lama ishte regjistruar vetë për t’u vaksinuar, thanë zyrtarët.

India filloi vaksinimin e saj më 16 janar, por ishte e kufizuar në punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së frontit.

Megjithatë, që nga 1 Marsi, skema është shtrirë për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 me sëmundje kronike./Demokracia/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024