Sport
Daku shënon gol ndaj klubit serb
Demokracia
17:09 | 22 Janar 2024

Share:

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku ka shënuar një gol në miqësoren që skuadra ruse, Rubin Kazan e fitoi 5:2 ndaj skuadrës serbe, Napredak.

Daku shënoi golin e tretë për 3:2 në minutën e 59-të të ndeshjes miqësore që u zhvillua të hënën.

Ai shënoi nga afërsia.

Daku kontribuoi edhe për golin e dytë të shënuar në minutën e 53-të. Kasra Taheri shënoi pas topit të kthyer nga shtylla e qëlluar nga Daku.

 

Të ngjashme