Sport
Daku i paarritshëm, kjo është lista e golashënuesve në Superligë
Demokracia
12:29 | 22 Shkurt 2021

Share:

Kanë kaluar 21 xhiro në elitën e futbollit kosovar, derisa shumë gjërat vetëm sa po vijnë e po bëhen më interesante, shkruan Demokracia.com.

Gjithsesi, derisa lufta për titullin e kampionit, vendit të dytë që dërgon në Europë dhe mbijetesës është shumë e komplikuar, një gjë tjetër qysh tash duket e zgjidhur.

Fjala është për listën e golashënuesve. Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku i prinë listës me 22 gola, ndërsa pas tij renditët Kastriot Rexha i cili ka plot 12 gola më pak, vetëm tetë sosh.

Vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që kjo listë të ndryshojë deri në fund, sidomos duke e parë formën e Dakut i cili arriti të realizojë edhe në sfidën e fundit që Ballkani e fitoi ndaj Feronikelit me rezultat 1:0.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të realizatorëve deri më tash në këtë edicion. /Demokracia.com

 

 

 

 

Të ngjashme