Sport
Daku hero, Ballkani fiton ndaj Feronikelit dhe merr pozitën e parë
Demokracia
15:53 | 21 Shkurt 2021

Share:

Ballkani ka marrë një fitore të madhe kundër Feronikelit në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje dramatike.

Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.

Ballkani shtoi ofensivën në pjesën e dytë duke kërkuar me ngulm golin.

Gripshi, Daku e Baftiu provuan, derisa për mysafirët Hoti shpërdoroi një rast të mirë shënimi.

Tetë minuta para fundit të ndeshjes, Mirlind Daku shënoi gol me kokë pas harkimit nga Ermal Krasniqi.

Deri në fund Ballkani mbrojti mirë rezultatin dhe mori një tre pikësh të artë.

Me këtë fitore suharekasit dalin në pozitën e parë me 44 pikë, sa ka edhe Drita. /Telegrafi

Të ngjashme