Lajme
Daka tregon se si do të votojnë personat e hospitalizuar
Demokracia
07:20 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka sqaruar edhe një herë çështjen e votimit nga personat e prekur me COVID-19 dhe ata që janë të hospitalizuar.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tashmë ka kryer obligimin e saj kushtetues dhe qysh në ora 07:00 në Fakultetin Teknik ajo ka votuar, raporton Dmeokracia.com.

Pas votimit, Daka në një paraqitje para mediave ka sqaruar edhe një herë se si do të votojnë personat me COVID-19 dhe të tjerët të cilët janë të shtrirë nëpër spitale.

Ajo ka thënë se secili qytetarë që është lajmëruar në KQZ e që ka shprehur vullnet për të votuar, për ata do të kujdesen ekipet mobile të KQZ-së.

“Edhe qytetarët e hospitalizuarit të cilët janë lajmëruar tek ekipet tona mobile ata do të votojnë dhe ekipet mobile do të jenë pranë tyre”, deklaroi Daka. /Demokracia.com/

Të ngjashme