Lajme
Daka: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese e partitë politike ta respektojnë Ligjin për Zgjedhje
Demokracia
07:13 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ka votuar Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka votuar fiks në ora 07:00 në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Pas votimit, Daka ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votë, raporton Demokracia.com.

Daka po ashtu ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për zgjedhje.

“Unë posa e kreva obligimin tim kushtetues dhe si kryetare e KQZ-së, mund të ju konfirmoj se KQZ-ja ka kryer të gjitha përgatitjet dhe obligimet kushtetuese e ligjore. Sot ne ua dorëzojmë të gjitha detyrat votuesve dhe partive politike e vëzhguesve. Sot KQZ-ja vetëm do të monitoroj procesin. Se pari kërkoj nga të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat anti-COVID dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. I ftoj po ashtu subjektet politike që t’i respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së, kushtetutës, ligjin për zgjedhje dhe mbi të gjitha Kushtetutën”, ka thënë Daka. /Demorkacia.com/

Të ngjashme