Lajme
Daka për përplasjet me Kurteshin: Që 11 vjet jam kryetare, kurrë s’ka pasur momente të tilla
Demokracia
21:22 | 03 Mars 2021

Share:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka komentuar përleshjet verbale që i ka pasur me përfaqësuesin në këtë institucion të LVV-së, Sami Kurteshin.

Daka në Rubikon deklaroi se kështu më herët me përfaqësuesit e Vetëvendosjes nuk ka ndodhur.

“Ndoshta është mirë me kuptua Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasur dy përfaqësues të VV-së me të cilët kam pasur raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, deklaroi ajo.

“Asnjëherë nuk është vë në pikëpyetje mënyra se si I kam menaxhua e votua. E çuditshëm pse përnjëherë u gjithë ky mllef apo thjesht prania ime i pengon dikujt. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranua të bisedoj me të jashtë mbledhjeve rreth raportit”, shtoi tutje ajo.

Të ngjashme