Lajme
Daka jep detaje se si po shkon verifikimi i aplikacioneve për të votuar, kritikat rreth kësaj metode i quan “dashakeqe”
Demokracia
17:10 | 18 Janar 2021

Share:

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se deri tani janë verifikuar 8000 aplikacione për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Daka para gazetarëve ka thënë se pothuajse të gjithë personat që janë telefonuar për verifikim, janë lajmëruar, raporton Demokracia.com

“Në dy ditët e kaluara janë verifikuar 8000 qytetarë dhe pothuajse të gjithë janë duke u lajmëruar, tash i bie që qysh do që i verifikojmë, edhe kur i verifikojmë keq edhe kur nuk i verifikojmë keq, kur i thërrasim keq, kur nuk i thërrasim keq, unë nuk e di si ndryshe mundemi me vepru. Ne jemi duke harxhuar shumë të madhe të parave që t’ia mundësojmë të gjithë qytetarëve të votojmë”, theksoi ajo.

Daka po ashtu është deklaruar edhe rreth kritikave për metodë të verifikimit, duke thënë se të njëjtat janë dashakeqe dhe se procesi po shkon në rregull.

“Procesi është duke u zhvilluar në rregull, pra i kemi 25 linja të cilat na janë dhënë nga Qeveria e Kosovës të cilat funksionojnë pa ndërprerë deri në orën 24:00 kur edhe përfundon ndërrimi i dytë, qytetarët janë duke u lajmëruar dhe unë kritikat i shoh pak dashakeqe, sepse një proces i komplikuar është duke u kritikuar pa të drejtë ne jemi duke bërë të pamundur që ti ipet mundësia për të votuar”, tha Daka.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet që të mbahen më 14 shkurt, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli Qeverinë Hoti si jolegjitime./Demokracia.com

 

Të ngjashme