Lajme
Daka e hedh në votim që listat të kalojnë veç e veç, VV kundërshton
Demokracia
19:11 | 22 Janar 2021

Share:

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur në votim nëse duhet të kalojnë listat në pako apo veç e veç.

Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”.

Një votim të tillë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që rekomandimi i zyrës për certifikim të hudhet ashtu siç është.

Përfaqësuesi i PDK’së ka kërkuar vazhdimin e votimit të listave veç e veç./express

Të ngjashme