Eliminimi i papritur i Gjilanit nga Kupa e Kosovës nga skuadra e Ligës së Parë, Istogu, vazhdon të komentohet ende nga njohësit e futbollit, shkruan Demokracia.com.
Njëri nga futbollistët më me përvojë në Kosovë, Taulant Dajaku atë eliminim e cilëson si befasi të dorës së parë, derisa ka thënë se po të ishte Bylbyl Sokoli në krye të skuadrës nga fillimi i kampionatit, ndryshe do të ishin punët.
Të kujtojmë se Sokoli zëvëndësoi Gentjan Mezanin i cili u shkarkua nga skuadra në stinor vjeshtor.
“Gjilani – Istogu ishte një befasi e dorës së parë dhe tregues se mbivendosja e dy projekteve sportive jo përherë është produktive në kuptimin e sjelljes se rezultateve shpejt. Ndryshe do të ishte një Gjilan i ndërtuar që nga fillimi prej dorës së profesorit Bylbyl”, ka thënë Dajaku për Demokracia.com.
Sipas tij ky eliminim ka edhe elemente pozitive pais skuada nga tash ka kohë për ta ndërtuar ekipin për edicionin e ri.
“Mendoj se kjo kohë tashmë jashtë objektivave do t’iu shërbejë për të ndërtuar skuadrën dhe themelu projektin për vitin tjetër me ide të qarta dhe pa dritë-hijet e Mezanit”, ka vlerësuar Dajaku. /Demokracia.com