Sport
Daja: Viti 2022 ishte i suksesshëm për Ballkanin
Demokracia
16:50 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të kampionale.

Sfida u mbyll 1:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes ka vlerësuar se vitit 2022 ka qenë i suksesshëm për ekipin e tij.

“Duke llogaritur çfarë kemi bërë në këtë vit kalendarik, mendoj se ka qenë vit historik. Përveç që jemi shpallur për herë të parë kampion, kemi bërë prezantimin në Ligën e Konferencës. Kemi bërë shumë ndeshje dhe jemi prap në vend të parë me Dritën, me pikë të barabarta. Përveç prezantimit, kemi bërë kampionat të mirë, duke marrë parasysh intensitetin dhe ngarkesën që kemi pasur. Merita është e lojtarëve sepse kanë treguar karakter”, ka thënë Daja fillimisht për Art Sport.

“Duhej të kishim bërë golin e dytë më shpejtë. Lodhja e ka bërë të veten gjatë gjithë kësaj kohe. Mbyllja e aktiviteteve ndikon te sportistët, pasi ata nuk e kanë përqendrimin e plotë. Sot kishim kundërshtar të fortë si Prishtina. Besoj që edhe me këtë mbyllje, lojtarët meritojnë komplimente për gjithë atë që kanë dhënë këtë vit”, ka vazhduar tutje Daja, i cili nuk ka dashur t’i komentojë shumë rastet diskutabile në këtë duel.

“Nuk jam marrë me arbitra dhe nuk e kam ndërmend të merrem. Kundër lojës me Trepçën, kanë qenë disa momente ku ka mundur të thirrej arbitri nga VAR-i. Nuk ishte faktor arbitri sot dhe nuk i kam parë rastet, sepse i kam pasur larg. Edhe nëse kanë bërë gabim, besoj se nuk e kanë bërë me qëllim. Njerëz janë edhe ata. Për rastet nuk mund të flas. Edhe për rastin e kartonit dhe për rastin e penalltisë kam qenë larg”, theksoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme