Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka triumfuar ndaj Dritës në derbin e madh me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.
Trajneri I Ballkanit, Ilir Daja për Artsport u deklarua shumë i kënaqur pas fitores në këtë takim.
“Ishte një ndeshje e vështirë, një atmosferë shumë e bukur. Ishim përballë një ekipi që është një nga ekipet më të mira në Kosovë. E dinim se do të ishte shumë e vështirë, ne ishim në ekuilibër gjatë gjithë ndeshjes. Kjo fitore na jep një motivim më shumë. Kemi kushte shumë të mira klubi që më mundësojnë të punoj ashtu siç dua”, tha Daja. /Demokracia.com