Sport
Daja për sfidën ndaj Zalgiris: Do të synojmë fitore në Prishtinë, jemi të përgatitur
Demokracia
17:31 | 15 Qershor 2022

Share:

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka komentuar shortin e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Ballkani në rrethin e parë kualifikues do të përballet me skuadrën lituaneze, Zalgiris.

Daja e ka vlerësuar Zalgirisin si një nga skuadrat më të mira të mundshme në short, duke përmendur edhe titujt e fituar në Lituani.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë  që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris, 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani”, tha Daja për faqen zyrtare të Ballkanit, përcjell Demokracia.com.

“Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjektet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e parë që zhvillohet ne Kosovë”, shtoi tekniku shqiptar.

Ndeshjen e parë skuadra nga Suhareka do ta luajë si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 ose 6 korrik, kurse atë të kthimit si mysafire pas një jave./Demokracia.com/

Të ngjashme