Sport
Daja pas humbjes së thellë nga Llapi: Ballkani do të rikthehet shpejt për t’i dominuar kundërshtarët
Demokracia
15:28 | 10 Nëntor 2022

Share:

Llapi ia ka shkaktuar disfatën më të thellë Ballkanit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Të besuarit e trajnerit Tahir Batatina triumfuan 1:4 në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ankuar në orarin e ngjeshur të ndeshjeve të ekipit të tij në elitë dhe Ligë të Konferencës. Megjithatë, ai ka paralajmëruar rivalët.

“Pa i mohuar meritat e Llapit, pasi meritoi gjithçka, mund të them se e kemi ditur se do të vijë një ditë si kjo për shkak të intensitetit të ngjeshur prej 26 ndeshjeve. Pas golit të parë, u tërhoqëm disi dhe kjo na kushtoi. Ajo që është më e mira është se pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër për t’u rikthyer aty ku ishim. Nuk ishte fytyra e vërtetë sepse kemi bërë mirë si në kampionat ashtu edhe Evropë dhe besoj se duhet të kthehemi sa më shpejtë të loja jonë që dominojmë kundërshtarët”, tha Daja për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme