Ballkani sonte e zhvillon edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës luajnë si mysafirë te Slavia Praha në Çeki me fillim nga ora 18:45, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk pritet të bëjë ndryshime në 11-shen startuese kundër Slavia Prahës.
Tekniku shqiptar pritet të rreshtojë skuadrën me 4-3-3, me Frashërin në portë.
Thaqi, Jashanica, Dellova e Armend Thaqi pritet të jenë në mbrojtje. Cardozo dhe Korenica në krahun e mesfushës, kurse Emërllahu qendër të saj.
Treshja sulmuese e “portokallezinjve” pritet të përbëhet nga Ermal Krasniqi, Gripshi dhe Albion Rrahmani.
Ndeshja do të transmetohet edhe në Klan Kosova. Lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni kosovar.
Slavia Praha dhe Ballkani janë në Grupin G me CFR Clujin dhe Sivassportin.
Pas xhiros së parë, të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga një pikë./Demokracia.com/