Sport
Daja nuk ia tregon Sivassporit mungesat e Ballkanit
Demokracia
17:21 | 05 Tetor 2022

Share:

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe sulmuesi Albion Rrahmani po flasin në një konferencë për media në Turqi para takimit me Sivassporin në Ligën e Konferencës.

Daja është pyetur në konferencë edhe për mungesat e skuadrës së tij.

Nga disa mungesa sa ka ekipi i tij, ai zbuloi vetëm njërin, duke refuzuar t’i jap informacion kundërshtarëve për hendikepet që do t’i ketë në atë takim.

“Mendova se pyetjen do ma bënte një gazetar nga Turqia dhe ma bëri një nga Kosova (qesh). Megjithatë, kemi dy tre lojtarë që mungojnë, por për shkak edhe të mosdhënies së informacionit të kundërshtarit nuk jap emra. E deklaruar është mungesa e Astrit Thaqit pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Slavia Prahës”, deklaroi Ilir Daja në konferencë, raporton Demokracia.com.

Sivasspor – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në Turqi.

Dy ekipet bëjnë gara në Grupin G në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Rrahmani: Sivasspori ka kualitet, por shpresojë në rezultat pozitiv

Ilir Daja flet nga Turqia: Takimi me Sivassporin i vështirë, kemi edhe mungesa, lojtarët ta tregojnë veten

Të ngjashme