Kampioni në fuqi, Ballkani nuk ka lejuar befasi përballë Malishevës duke e mposhtur me rezultat 2:3 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ai u përball me disa mungesa që erdhën pak para takimit, ndërsa shtoi se një pjesë e analizës është bërë edhe në autobus.
“Kur e nis lojën në disavantazh nuk është lojë e mirë, por të gjithë vrapuan dhe kam djemë me karakter dhe me personalitet. Kjo pjesë e permbysjes ishte pjesë e karakterit. Kemi pas lojën në kontroll, përkunder shumë mungesave që kemi pas sot. Një pjesë e analizës është bërë në autobus, sepse konfirmimi që disa lojtarë do mungojnë na erdhi në orën 11:30”, tha Ilir Daja për ArtSport.
“Edhe me mungesa shumë të rëndësishme mendoj që lojtarët që u futën në fushë, rikuperuan këto mungesa të rëndësishme dhe treguan që Ballkani nuk ka vetëm 11’shen e parë, por ka lojtarë shumë të mirë në të gjithë grupin”, shtoi ai./Demokracia.com/