Sport
Daja jep detaje nga takimi me Vjosa Osmanin: Presidentja na tha se po planifikohet ndërtimi i një stadiumi
Demokracia
15:39 | 12 Tetor 2022

Share:

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba janë duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Sivassporit.

Ballkani dhe Sivasspori do të ballafaqohen të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Para konferencës për shtyp, gjatë ditës drejtuesit e klubit dhe ekipi i Ballkanit kanë pasur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Daja tha se nga ai takim iu është dhënë një premtim i madh.

“Sot kemi qenë mysafirë të presidentes së Republikës. Aty na u tha se politika që ka shteti është ndërtimi i një stadiumi. Njëri që do të jetë ndoshta edhe më i mirë se ky i tanishmi”, tha Daja në konferencë për media, shkruan Demokracia.com.

Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluji./Demokracia.com/

Të ngjashme