Sport
Daja i lumtur me fitoren, tregon skemën që ndërroi pasi morën kartonin e kuq
Demokracia
16:14 | 20 Shkurt 2022

Share:

Ballkani ka fituar duelin prej 110 minutave ndaj Prishtinës të zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në një ndeshje ku pati gjithçka, gola, kartonë të kuq e penallti.Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili tha se e dinin se do të kishin vështirësi në ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Sigurisht që ishte transfertë e vështirë, Prishtina ka një ekip simpatik, e dinim që do kishim vështirësi edhe patëm. Me një lojtarë më pak ndryshoi loja, sepse pastaj e vumë në vështirësi kundërshtarin. I dhamë detyra të tjera Baftiut, pas penalltisë, ndryshuam krahun e lojës.

“Vendimi ka qenë i Ermalit të gjuajë penalltinë”- tha trajneri i Ballkanit Ilir Daja për Artsport. /Demokracia.com

Të ngjashme