Sport
Daja i lumtur me fitoren te Llapi: Jemi në rrugën e duhur
Demokracia
15:19 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Llapit në takimin e shtyrë që i takoi javës së shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Portokallezinjtë” triumfuan bindshëm 0:3 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i lumtur pas ndeshjes për pikët e plota, ndërsa tha se ekipi i tij është në rrugë të mbarë.

“Shtatë pikë në tri ndeshjet si mysafir, duke nisur nga Gjilani, Trepça ’89 dhe tani Llapi, mendoj se është mirë. Jemi rikthyer te fitorja pas barazimit ndaj Trepçës ’89 e që nuk është rezultat negativ. Sfidat ndaj Llapit janë të vështira, pasi Llapi si neve ashtu edhe Dritën na ka mposhtur me rezultat. Falënderoj krerët e Llapit për mundësinë që të luajmë në një fushë të tillë. Kemi shfrytëzuar rastet që na janë dhënë dhe kjo është për meritë të lojtarëve. Janë të freskët në xhiron e 32-të ashtu si në xhiron e parë që nuk e mbaj mend se kur ka filluar për ne”, ka thënë Daja për ArtSport.

“Nëse bëjmë krahasim me kampionatin e kaluar, jemi një pikë para, që do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi një pikë më shumë, një titull dhe një prezantim me dinjitet në fazën e grupeve në Evropë. Nëse vazhdojmë të paraqitemi kështu, jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Ballkani me këtë fitore ka 37 pikë në pozitën e dytë, tani vetëm një më pak se Drita lidere. Llapi është i gjashti me 20 pikë gjithsej.

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të kampionëve në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme