Sport
Daja i kënaqur me trepikëshin ndaj Drenicës: Ekipi ka mentalitet fitues, na duhej kjo fitore
Demokracia
17:00 | 20 Mars 2022

Share:

Ballkani ka triumfuar ndaj Drenicës në takimin e xhiros së 26-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

“Portokallezinjtë” fituan në Suharekë me shifrat 2:0 ndaj “kuqezinjve” që vinin nga disfata me Malishevën në shtëpi (2:3), shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i kënaqur me këtë fitore, ndërsa tha se ekipi i tij ka mentalitet fituesi.

“Jam i kënaqur me djemtë në këtë ndeshje, pasi kishim kundërshtar që luan shumë mirë futboll, ishte e vështirë pasi luajtëm mbi 100 minuta në mesjavë me Prishtinën. Ritmi i lojtarëve më befasoi të them të drejtën, merita iu takon lojtarëve që unë drejtoj, ekipi ka një mentalitet fituesi. Sigurisht që kjo fitore na duhej patjetër, shpresojmë që me këto dy javë që kemi në dispozicion të rikthehen edhe lojtarët e lënduar”, tha Daja për Art Sport pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur me futbollistët, por e rëndësishme është vazhdimësia, pasi duke qenë në vend të parë të gjitha ekipet do e bëjnë natyrisht më të mirën kundër nesh”, përfundoi trajneri i Ballkanit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024