Ballkani ka dështuar të fitojë dhe njëherit të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit në takimin kundër Llapit.
Llapi dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes u shpreh i lumtur me pikën e fituar, ndërsa kritikoi mbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën për kartonin e kuq në pjesën e dytë.
“Sigurisht kemi bërë një pjesë të parë si kampion të Kosovës, pasi kemi vënë në vështirësi një skuadër të fortë siç është Llapi, në fushën e vet. Kishim lojën në kontroll, kishim shumë raste ashtu siç i ka hije një ekipi që është lider. Filluam më mirë në pjesën e dytë, me qarkullim të topit, por marrja e panevojshme e kartonit të kuq nga Lumbardh Dellova duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë në fushë, i vështirësoi gjërat. Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe me raste të shumta”, ka thënë Daja për Art Sport./Demokracia.com/